Eksporti i mallrave në muajin maj 76,0 milionë euro, importi 443,8 milionë euro

Ekonomi

Eksporti i mallrave në muajin maj 76,0 milionë euro, importi 443,8 milionë euro

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2022.

Sipas një komunikate të ASK-së, të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (19.4%) në muajin maj 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 367,8 milionë euro krahasuar me deficitin 308,2 milionë euro në vitin 2021.

“Eksporti mbulon importin (17.1%). Eksporti i mallrave në muajin maj 2022 kishte vlerën 76,0 milionë euro, ndërsa importi 443,8 milionë euro, është një rritje prej (31.5%) për eksport si dhe (21.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (27.1%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (18.7%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (16.1%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (8.6%) produktet minerale, (7.2%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.0%) art.prej guri, allçie, prod. qeramike dhe qelqi, etj. Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (17.0) produktet minerale, (11.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.6%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (9.9%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.3%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (7.9%) mjetet e transportit, (6.8%) produkte të industrisë kimike, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-27 arritën në 22,5 milionë euro, ose rreth (29.6%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (4.8%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (10.1%), Itali (6.1), Holanda (2.3%), etj”, thuhet në njoftim.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së, sipas ASK-së, ishin rreth 188,6 milionë euro, ose 42.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14.3%.

“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (11.5%), Greqia (6.4%), Italia (5.1%), etj. Në muajin maj 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 31,0 milion euro, ose (40.8%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (38.8%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Maqedonia (15.0%), Shqipëria (13.5%), Serbia (7.3), Mali i zi (3.8%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin maj 2022, arritën në 82,8 milion euro, ose (18.7%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (7.5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.2%), Maqedonia (5.1%), Shqipëria (4.7%). Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 22,5 milion euro, ose (29.6%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: SHBA (14.3%), dhe Zvicra (7.4%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 172,4 milion euro, ose (38.8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.7%) dhe Kina (9.8%)”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat