Euro nuk ndalet! Vazhdon zbritjen, leku “kampion” i verës

Ekonomi

Euro nuk ndalet! Vazhdon zbritjen, leku “kampion” i verës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Leku vijon të forcohet ndaj euros duke fituar sërish pikë kundrejt monedhës europiane edhe gjatë ditës së sotme. Siç bën me dije Banka e Shqipërisë, një euro këmbëhet sot me 117.32 lekë duke humbur 0.25 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

Duket se leku ka fituar pikë edhe ndaj dollarit gjatë ditës së sotme duke bërë që një USD të këmbehet me 116.87 lekë, ndërkohë që një ditë më parë këmbëhej me 117.51 lekë. Një trend i ngjashëm i lekut është ruajtur edhe në raport me paundin britanik gjatë ditës së sotme.

Monedha europiane është zhvlerësuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit në raport me lekun duke shkuar në një nivel të njëjtë këmbimi me dollarin krahasuar me monedhën shqiptare.

Një trend i tillë pritet të vijojë edhe gjatë javëve në vijim për shkak të flukseve të larta hyrëse të euros si pasojë e sezonit turistik, por edhe amnistisë fiskale që maxhoranca ka deklaruar se do ta aplikojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat