​AZHB ka një njoftim të rëndësishëm për fermerët që kanë aplikuar për grurë

Ekonomi

​AZHB ka një njoftim të rëndësishëm për fermerët që kanë aplikuar për grurë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 14:37
Ilustrim

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) njofton fermerët që kanë aplikuar për grurë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022, se dokumentin për dëshminë e sasisë së grurit të dorëzuar mund ta dorëzojnë në Drejtorinë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse deri më 2 shtator 2022, ora 16:00.

Pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 euro për kilogram, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me udhëzimin administrativ ku thuhet: “Të dorëzojnë së paku 6000 kg grurë në pikat grumbulluese, të cilat duhet të jenë të regjistruara si biznese - mulli, silos ose pikë të veçantë grumbulluese të grurit”.

Ndryshe, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka filluar me shtypjen e vendimeve për pagesë për fermerët të cilët kanë aplikuar për mbështetje në kuadër të PPD 2022, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat