​KEDS ka inicuar takime intensive me institucionet për kursim të energjisë elektrike

Ekonomi

​KEDS ka inicuar takime intensive me institucionet për kursim të energjisë elektrike

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:37
​KEDS

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka filluar një fushatë të përgjithshme për kursim të energjisë elektrike. Në kuadër të saj, KEDS po bën një punë intensive me institucionet e vendit, që të kursehet energjia në limitet maksimale brenda objekteve publike.

Sipas komunikatës, ekipet e KEDS janë duke i bashkërenduar strategjitë e kursimit me komunat e Kosovës. Disa zyrtarë të kësaj kompanie janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj.

Një takim i ngjashëm është zhvilluar edhe me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Aty të dy palët janë pajtuar që të gjenden format më të mira të kursimit në objektet që i menaxhon komuna dhe njësitë e saj.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e KEDS, ekipet e kompanisë do të zhvillojnë takime ditëve në vijim më udhëheqësit e të gjitha komunave të vendit, institucioneve, bizneseve dhe mekanizmave tjerë.

Njoftimi i plotë:

Në mënyrë që t’i zbusë pasojat e krizës energjetike, KEDS ka filluar një fushatë të përgjithshme për kursim të energjisë elektrike. Në kuadër të saj, është duke u bërë një punë intensive edhe me institucionet e vendit, që të kursehet energjia në limitet maksimale brenda objekteve publike. Aktualisht, ekipet e KEDS janë duke i bashkërenduar strategjitë e kursimit me komunat e Kosovës.

Disa zyrtarë të kompanisë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, z. Alban Zogaj. Palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në arritjen e efiçiencës maksimale nga dikasteret që i takojnë komunës. I dyti i Prishtinës është zotuar që kryeqyteti do të bëjë maksimumin që çdo kilovat që mund të ruhet do të kursehet.

Një takim i ngjashëm është zhvilluar edhe me kryetarin e Gjilanit, z. Alban Hyseni. Aty të dy palët janë pajtuar që të gjenden format më të mira të kursimit në objektet që i menaxhon komuna dhe njësitë e saj. “Në këtë mision e keni mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë”, tha kryetari Hyseni.

Ekipet e kompanisë do të zhvillojnë takime ditëve në vijim më udhëheqësit e të gjitha komunave të vendit, institucioneve, bizneseve dhe mekanizmave tjerë.

Secili poç elektrik që nuk kryen ndonjë funksion parashihet të ndalet. Kjo, gjatë verës është shumë e rëndësishme, pasi pos që kursen, bën që të kemi më tepër energji elektrike në dispozicion.

Aktualisht çmimet e importit janë shumë të shtrenjta, mbi pesëfish në krahasim me vitin e kaluar. Ato çmime përcaktohen nga berzat ndërkombëtare, ku ne nuk kemi asnjë ndikim. Pra, është krejtësisht jashtë kontrollit tonë. Por, ajo që e kemi në dorë është kursimi i një malli që aktualisht ka vështirësi ta sigurojë e tërë Evropa.

Në këtë mënyrë, çdo kilovat i kursyer nënkupton siguri më të madhe në furnizim me energji elektrike dhe rritje më të vogël të çmimit, pasi zvogëlohet kostoja e sistemit. Së bashku mund t’ia dalim!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat