​Rafuna e drejtori menaxhues i FMN-së diskutuan mbi asistencën për bizneset

Ekonomi

​Rafuna e drejtori menaxhues i FMN-së diskutuan mbi asistencën për bizneset

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:07
Pamje nga takimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka pritur sot drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, me të cilin ka biseduar për sukseset dhe sfidat e biznesit në vend, si dhe mundësitë e FMN-së për të ndihmuar sektorin e biznesit.

Rafuna ka folur për të arriturat e bizneseve kosovare dhe mundësitë që ofron Kosova për afarizëm e biznes.

“Bizneset e Kosovës janë kalitur në sfidat më të mëdha andaj sot kanë fleksibilitetin dhe aftësinë për t’u përshtatur e zhvilluar. Kjo e bën Kosovën vend të përshtatshëm për investime të huaja, pasi sektori i biznesit në Kosovë është dëshmuar se ka qëndrueshmëri“, tha ai.

Në takim është biseduar për vështirësitë me të cilat pritet të përballen këtë dimër bizneset në Kosovë, por edhe më gjerë, si dhe u bisedua për mundësitë e FMN-së për asistencë për biznesin.

Drejtori Ekzekutiv i FMN-së, Li, shprehu përkrahjen e FMN-së për proceset që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat