Rritet çmimi i makaronave, jogurtit dhe kafes, bie i orizit

Ekonomi

Rritet çmimi i makaronave, jogurtit dhe kafes, bie i orizit

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 11:10
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një raport sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë në pesë ditët e fundit.

Të dhënat e nxjerra janë nga data 21 deri me 25 shtator.

Çmimet në përgjithësi janë të njëjta, por në disa artikuj vërehet një rënie e çmimeve e në disa ngritje e tyre.

Derisa orizi me datën 21 shtator ishte 1.33 euro, sot ai kushton 1.26 euro. Makaronat ishin 0.89 euro, tani janë 0.94 euro. Jogurti ishte 1.31 euro, sot është 1.34 euro. Kafe e bluar, 500 gram ishte 6.33, sot është 6.54 euro. Nafta ishte 1.58 euro litra, sot kushton 1.60 euro, ndërsa benzina ishte 1.35, sot është 1.34.

Ndërsa në artikujt tjerë nuk është vërejtur ndonjë lëvizje e çmimeve në pesë ditët e fundit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat