Prestreshi: Çmimi tavan për produkte bazë është antikushtetues, ekonomia centralizohet

Ekonomi

Prestreshi: Çmimi tavan për produkte bazë është antikushtetues, ekonomia centralizohet

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, vlerëson se projektligji për përcaktimin e çmimit për produktet bazë është kundërligjor.

“Fiksimi i çmimeve të këtyre produkteve, në këtë mënyrë siç po bën qeveria, mund të bëjë që ekonomia nga ajo e tregut të lirë të kalojë në ekonomi centraliste apo të planifikuar dhe kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës”, është shprehur Prestreshi në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.

“Edhe nga ana teknike është e pamundur që të vendoset një çmim tavan, pasi që janë 13-14 produkte me të cilat afarojnë mbi 1,000 biznese. Për ta fiksuar çmimin në baza ditore duhet të merren çmimet e secilës komani se të vendoset çmimi tavan. Pastaj duhet të merren shpenzimet operative si qiraja, rrogat, shpedicioni, rryma, për çdo ditë, të bëhet analiza financiare dhe pastaj vjen në shprehje vendosja e marzhës së fitimit”.

“Shteti nuk ka bazë ligjore që e detyron një kompani apo treg që të ketë marzhë të caktuar të fitimit”.

Mandej sipas njohësit të ekonomisë së tregut, miratimi i këtij ligji do të bënte që të çrregullohej tregu.

Sa i përket punës së Autoritetit të Konkurrencës, Preshtreshi si ish-kryetar i këtij institucioni, vlerëson se është në heshtje totale.

Nuk po guxojnë ta thonë asnjë fjalë pa urdhrat e qeverisë. Qeveria po ndërhyn në organe të pavarua dhe po ua merr kompetencat. Autporiteti i Konkurrencës duhet t’i thotë qeverisë se e kanë gabim me këtë projektligj ngase me të po i shkelin rregullat e konkurrencës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat