Tregtia me pakicë gjatë gushtit, numri më i madh i të punësuarve në dyqane

Ekonomi

Tregtia me pakicë gjatë gushtit, numri më i madh i të punësuarve në dyqane

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë për muajin gusht 2022, ku

Sipas ASK-së, përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve. 

“Në muajin gusht 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (35.96%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (30.22%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (16.04%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 11.07%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.21%);

Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.87%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.76%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe stande (përmes postës ose internetit) (0.73%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.15%). Ndërkaq, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.61%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.57%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (21.76%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (10.67%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.16%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.24%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.41%) dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (përmes Postës ose Internetit) (0.39%)”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat