​Rritet fitimi i bankave, për 10 muaj mbi 120 milionë euro profit

Ekonomi

​Rritet fitimi i bankave, për 10 muaj mbi 120 milionë euro profit

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 12:04
BQK

Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-tetor 2022.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për dhjetë muaj nga kreditë bankare, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 120.3 milionë euro. Ndërsa, në periudhën e njëjtë, në vitin 2021, fitimi i bankave komerciale ka qenë pak mbi 100 milionë euro.

Norma e interesit ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve është rritur në 6.3 për qind.

Kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.3 për qind, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5.4 për qind.

Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita është 1.5 për qind ose dallimi i normës kredi-depozita 4.7.

Sipas raportit të fundit, kreditë e përgjithshme të lëshuara nga bankat kanë arritur 4 miliardë e 268 milionë euro, ndërsa depozitat 5 miliardë e 289 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat