​Kurti: Masa për mbështetjen e punësimit të grave, vlera e subvencionimit është 491.988 euro

Ekonomi

​Kurti: Masa për mbështetjen e punësimit të grave, vlera e subvencionimit është 491.988 euro

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 15:56
Foto nga takimi

Mbështetja për gratë e vajzat dhe fuqizimi ekonomik i tyre, ishin në qendër të vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Qendrën këshilluese për gra (Consulting Center for Women).

Sipas një komunikate të Qeverisë, rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave joqeveritare u theksua në takimin me Sanija Murati, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Lady”.

Gjatë këtij takimi u potencua domosdoshmëria e nismave të përbashkëta për ta shpirë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtetin tonë, ku edhe u tha se nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore.

“Në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, vëmendje e veçantë i është dhënë fuqizimit të grave në ekonomi e shoqëri, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi veprimet e ndërmarra nga Qeveria, sikurse Masa 1.3 Mbështetja e Punësimit të Grave, në kuadër të së cilës ka pasur 3.571 punëtore përfituese dhe 1.490 biznese përfituese; si dhe masa 2.1.2 Mbështetja e bizneseve, që janë në pronësi të grave, ku deri më tani, kemi pasur 43 aprovime.

Në total, vlera e subvencionimit është 491.988 euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon 3 milionë euro.

Në këtë takim, u bisedua për punën e Qendrës këshilluese për gra drejt arritjes së kompetencave profesionale dhe personale të grave dhe vajzave, duke krijuar mundësi të integrimit në shoqëri përmes projekteve socio-ekonomike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat