​Haradinaj: Prodhuesit vendorë kanë avancuar në kualitetin e produkteve

Ekonomi

​Haradinaj: Prodhuesit vendorë kanë avancuar në kualitetin e produkteve

Më: 9 janar 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE.

Kështu ka thënë Haradinaj pa takimit me dy sipërmarrësit e suksesshëm nga Peja, Ramiz Kelmendi dhe Blerim Devolli.

"Në Pejë, me bashkëpunëtorë takuam dy sipërmarrësit e suksesshëm, Ramiz Kelmendin dhe Blerim Devollin, të cilët me aktivitetin e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, i uruam suksese me shpresë që ky vit do të jetë më dinamik dhe më frytdhënës!", ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se kualiteti i prodhimeve vendore ka avancuar sikurse edhe eksporti i tyre në BE.

"Është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve, duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE e kudo në botë, kështu duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës", ka përfunduar Haradinaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat