Koeficienti i ri i pagave shkaktoi pakënaqësi, por ekonomisti ka një shpjegim për vendimin e Qeverisë

Ekonomi

Koeficienti i ri i pagave shkaktoi pakënaqësi, por ekonomisti ka një shpjegim për vendimin e Qeverisë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 5 shkurt 2023 Në ora: 17:33
Qeveria e Kosovës

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

Kjo do të vlejë vetëm për sekrotin publik.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Por, nga ana tjetër ka pasur shumë kritika nga opozita, shoqëria civile e po ashtu edhe sektorët përkatës, që janë ndarë të pakënaqur me vendimin.

Nga PDK, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij është e zhgënjyer me vlerën e koeficientit dhe e quajti atë “koeficient të mjerimit”, që sipas tij “e thellon varfërinë”.

Ndërsa, nga LDK, Arben Gashi, ka thënë se koeficienti i pagave nuk adreson as për së afërmi çështjen e inflacionit.

“Koeficienti i pagave as për së afërmi nukadreson çështjen e inflacionit që ndodhi këto dy vjet, ku jeta e qytetarëve të varfër të Kosovës është bërë ferr”, tha ai.

Kurse nga AAK, Time Kadrijaj, Qeverinë Kurti e ka quajtur Qeveri të mashtrimeve.

“Nuk po mendoni për qytetarët”.

Në këtë gjendje ekonomike dhe sociale nuk ju ndihmoni qytetarëve”, ka deklaruar Kadrijaj.

Mulaj: Opozita ka mundur që ketë punë ta kryej në kohën e qeverisjes së tyre

Njohësi i çështje ekonomike Ismet Mulaj në një përgjige për “Bota sot” ka thënë se është normale që qytetarët kanë pasur pritje më të mëdha, por që duhet ta kenë parasysh se kemi të bëjmë me inflacion dyshifror.

Image
Ismet Mulaj

Natyrisht që pritjet kanë qenë më të larta, sepse janë bërë shumë vite kur nuk ka pasur rritje të pagave në sektorin publik, por natyrisht që kemi edhe një krizë globale që po shoqërohet me një inflacion dy shifror”, thotë ai.

Sa i përket kritikave opozitare, Mulaj thotë se ata duhej të paraqisnin një propozim me një studim se pse mendojnë që vlera e koeficientit duhet të jetë më e lartë.

Sa i përket opozitës, ajo ka mundur që këtë punë ta kryej në kohën e qeverisjes së tyre, por tani do të duhej të paraqisnin një propozim me një studim se pse mendojnë që vlera e koeficientit duhet të jetë më e lartë. Pra veç kur kemi propozim me një studim mund të jetë i besueshëm”, përfundoi ai.

Mehmeti: Vlera nuk është statike 

Analisti Faton Mehmeti, ka thënë se kjo vjen nga mos transparenca e qeverisë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ky ligj ka ngjallur edhe pakënaqësi, duke e derguar edhe në Gjykatë, e për këtë mund të ketë edhe protesta madje deri ne largimin e qeverisë.

Pritjet kanë qenë më të mëdha për vlerën e koeficientit, krejt kjo nga mungesa e transparencës së qeverisë. Edhe unë mendoj se në përgjithësi vlera është e vogël, mundësitë për të qenë më e madhe janë, kështu që edhe pritjet kanë qenë më të mëdha. Mirëpo, vitin tjetër vlera do të jetë 110, nuk është statike vlera, edhe e bën të mundur rritjen e saj. 

Është dashur qeveria të jetë më transparente në këtë drejtim. Ky ligj ka ngjallur pakënaqësi, do të ketë ankesa edhe në Gjykatë, nëse gjykata e rrëzon do të krijohet një krizë e madhe, ky ligj mund të shkaktojë protesta deri edhe në largim të qeverisë nëse rrëzohet nga gjykata”, shprehet analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat