Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë

Ekonomi

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë

Nga: N. Sh. Më: 20 mars 2023 Në ora: 10:02
Kompania e fuqishme evropiane Indaver

Në Ferizaj po vjen fuqishëm kompania Indaver, njëra prej kompanive më të mëdha për mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave në Evropë, kompania Indaver me seli në Belgjikë.

Kompania e cila ishte e destinuar të fillonte punën në Podujeve dhe u zhvendos në Ferizaj do të fillojë ndërtimin në fund të marsit.

Kjo kompani do të punësoj rreth 300 punëtorë e cila do të bëjë reciklimin dhe mbledhjen e mbeturinave në gjithë territorin e Kosovës.

Kjo kompani ka mbështetjen e BE-së dhe do të ndryshojë qasje e do ta bëj Kosovën të pastër e pa mbeturina.

Ky investim që kap shifrën e rreth 130 milionë eurove është meritë e ERDI PRODUCTS LLC me pronar Bekim Zejnullahun, i cili është bashkëpronar, të cilët kanë arrit që të sjellin këtë kompani në Kosovës me gjithë vështirësitë e mëdha që ishin qëllimi u arritë.

Kjo do ti sjell të mira Kosovës, ky investim bëhet për herë të parë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Kjo bën edhe djegien e të gjitha produkteve dhe mbetjeve spitalore, e cila ndryshon rrënjësisht problemin e mbeturinave në Kosovë.

"Përveç sistemeve të specializuara të Indaver, përfshin gjithashtu objekte në vende të ndryshme në Belgjikë, Holandë, Irlandë, Itali, Portugali dhe Britani të Madhe. Ne mbështesim klientët tanë nga industria, tregtia, tregtia dhe komunat me sisteme shumë të zhvilluara dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse të menaxhimit të mbetjeve. Si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, ne jemi në gjendje të trajtojmë pa probleme edhe detyrat komplekse dhe të vështira të asgjësimit ose higjienës", tregon kompania.

Indaver është një nga ofruesit më të shquar të zgjidhjeve të depozitimit të mbetjeve me cilësi të lartë për kompanitë industriale dhe sektorin publik në Evropë. Fokusi i grupit aktiv ndërkombëtar, i cili ka selinë në Belgjikë, është trajtimi miqësor ndaj mjedisit i të gjitha mbetjeve dhe shfrytëzimi maksimal i energjisë dhe materialeve të vlefshme të përftuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat