Guvernatori Mehmeti takoi drejtorin ekzekutiv të FMN-së për Kosovë

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti takoi drejtorin ekzekutiv të FMN-së për Kosovë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 17:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Daniel Palotai dhe shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi z. Palotai dhe z. Di Bella lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar të vend. 

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti i informoi të pranishmit lidhur me të arriturat në sektorin financiar gjatë pesë viteve të fundit dhe theksoi faktin se sektori financiar vazhdon të jetë i mirëkapitalizuar, likuid dhe me performancë pozitive.

Guvernatori Mehmeti falënderoi drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, për angazhimin e tij në rritjen e bashkëpunimit dhe ndihmën e vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për BQK-në dhe Kosovën.

Nga ana tjetër, z. Palotai shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat