Mehmeti: BQK-ja shtyllë kryesore e ekonomisë, sistemi financiar ka pasur rritje të vazhdueshme

Ekonomi

Mehmeti: BQK-ja shtyllë kryesore e ekonomisë, sistemi financiar ka pasur rritje të vazhdueshme

Më: 27 mars 2023 Në ora: 15:30
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e ka vlerësuar institucionin që ai e drejton si shtyllë kryesore të ekonomisë kosovare.

Në një konferencë për medie, Mehmeti ka folur për të arriturat si guvernator i BQK-së përgjatë 5 viteve në krye të saj, duke thënë se sistemi financiar në vend ka pasur sukses dhe rritje të vazhdueshme.

Komunikimi me media ka qenë një faktori shumë i rëndësishëm dhe do te vazhdoj edhe në të ardhmen. Me gjithë vështirësitë që jemi ballafaquar si institucion jam i lumtur që 5 vitet e fundit BQK ka siguruar një sistem financiar stabil dhe të jetë një nga shtyllat kryesore të individëve dhe ekonomisë. Që nga marsi i 2018-ës kemi arritur që me sukses të përmbushim rolin tonë, sistemi financiar në vend gjatë kësaj periudhe ka pasur sukses dhe rritje të vazhdueshme”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka folur edhe për rritjen e kredive dhe të depozituesve. Përkundër pandemisë dhe agresionit rus në Ukrainë, Mehmeti ka thënë se BQK-ja ka arritur ta ruajë ekonominë vendëse dhe sektorin financiar.

Rritja e kredive është mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave. Gjatë kësaj periudhe të pandemisë kemi arrit që të ruajmë ekonomin e vendit edhe sektori financiar. Në si BQK kemi arrit që të ruajmë sektorin dhe ekonomin e vendit. Gjatë periudhës së pandemisë dhe agresionit rus arritëm që ta ruajmë sistemin financiar dhe ekonomin e vendit. Sektori i sigurimeve ka qenë një prej sektorëve me problematik, që nga marrja e mandatit kam vendosur që të merrem më të. Për ndonjë gjë që ndihem krenar është zgjidhja e problemeve të sektorit të sigurimeve”, ka thënë Mehmeti para gazetarëve.

Në fund Mehmeti tha se përparësi si institucion do t’i japin edhe mbrojtjes së konsumatorëve, me ç’rast tha se deri në nëntor të vitit të kaluar kanë arritur 810 ankesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat