Parashikon biznesmeni i njohur: Nuk do të ketë më para të letrës e të hekurit, kjo do të jetë e vetmja monedhë

Ekonomi

Parashikon biznesmeni i njohur: Nuk do të ketë më para të letrës e të hekurit, kjo do të jetë e vetmja monedhë

Nga: A.Zh Më: 23 maj 2023 Në ora: 08:44
Burim Piraj

Biznesmeni i njohur në Kosovë Burim Piraj, ka thënë se së shpejti e gjithë pasuria e krijuar do të jetë elektronike, pasi nuk do të ketë më monedha të letrës dhe të hekurit.

Ai ka parashikuar që e vetmja monedhë që do të ekzistojë do të jetë ari dhe se do të rritet vlera e tij shumë.

Sipas biznesmenit, as Evropa nuk do të ketë rrugëdalje tjetër, pos aplikimit të parasë elektronike.

Reagimi i plotë i Pirajt në Facebook:

Shumë shpejt në qarkullim nuk do të ketë monedha të letrës dhe të hekurit, dhe krejt pasuria e krijuar do të jetë elektronike.

E vetmja monedhë që do të ekzistojë është ari, kështu që pritet që arit në të ardhmen ti rritet vlera shumë.

Kina ka arritur që me një aplikacion telefonik, të zbatojë pagesën me skanim, e cila mënyrë shumë ia lehtëson kontrollin e qarkullimit të parasë, njëherë edhe e eliminon ikjen nga pagesa e TVSH-së.

Evropa ka ngelur prapa në këtë aspekt, por për shkak se falsifikimi i parave do të përsoset me përsosjen e teknologjinë moderne të shtypshkronjave dhe do të jetë shumë i vështirë kontrollimi i monedhave të falsifikuara edhe Evropa nuk do të ketë rrugëdalje tjetër jashtë aplikimit të parasë elektronike ose e-money.

Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat