Turqia, eksportuesi kryesor i mallrave në Kosovë, ja sa u rritë importi me këtë shtet

Ekonomi

Turqia, eksportuesi kryesor i mallrave në Kosovë, ja sa u rritë importi me këtë shtet

Më: 29 maj 2023 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Turqia ka marrë vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në drejtim të Kosovës.

Ky shtet, prin për kah eksporti i mallrave në Kosovë që prej muajit tetor të vitit 2021. Deri në atë vit ka qenë e para Gjermania. Ky shtet evropian renditet tash i dyti si ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë.

Si rezultat i marrëveshjes tregtare Kosovë-Turqi për heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, Turqia në tri vitet e fundit ka dyfishuar eksportin në Kosovë nga 400 milionë në mbi 830 milionë euro në vitin 2022. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2019.

Marrëveshja ishte nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari - Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.

Turqia kishte aprovuar marrëveshjen me Kosovën qysh në vitin 2015. Por, në Prishtinë, ajo u dekretua nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjashtë vjet pas nënshkrimit.

Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi për kohë të pacaktuar, por palët nënshkruese (Turqia dhe Kosova), janë pajtuar që marrëveshja në fjalë të ndërpritet në rast të hyrjes së njërës palë në Bashkimin Evropian.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Turqia është partneri kryesor tregtarë me Kosovën në tërë vitin 2022 dhe në katër muajt e parë të këtij viti.

Për dhjetë vjetët e fundit, Kosova ka importuar mallra nga Turqia në vlerë rreth 4.5 miliardë euro.

Derisa vendi ynë në drejtim të Turqisë nuk pati dërgesa më shumë se rreth 120 milionë euro për dhjetë vjetët e fundit.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi për dhjetë vjetët e fundit ka qenë:

Importi me Turqinë

2012: 199 mln €

2013: 204 mln €

2014: 238 mln €

2015: 252 mln €

2016: 288 mln €

2017: 292 mln €

2018: 336 mln €

2019: 431 mln € (Hyrja në fuqi e M. për tregti - shtator)

2020: 409 mln € (Covid)

2021: 587 mln €

2022: 839 mln €

2023: 247 mln € (janar-prill)

Eksporti me Turqi

2012: 11 mln €

2013: 7 mln €

2014: 10 mln €

2015: 9 mln €

2016: 7 mln €

2017: 7 mln €

2018: 8 mln €

2019: 7.9 mln €

2020: 11 mln €

2021: 17 mln €

2022: 20 mln €

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat