Sot përfundon afati për të aplikuar për subvencionim të energjisë elektrike

Ekonomi

Sot përfundon afati për të aplikuar për subvencionim të energjisë elektrike

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se sot ( e diel) përfundon afati për të aplikuar për subvencionim të energjisë elektrike, për grupin e parë.

Ministri Murati ka shkruar në Facebook se aplikimi është i lehtë dhe nuk merr më shumë kohë se 2-3 minuta.

Postimi i plotë i Muratit:

Sot përfundon afati për të aplikuar për subvencionim të energjisë elektrike, për grupin e parë.

Masa mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian , në kuadër të pakos financiare për tejkalim të krizës energjetike.

Aplikimi është shumë i lehtë, dhe merr 2-3 minuta. Mjafton t’i keni informatat për anëtarët e familjes (emri, mbiemri, numri personal), si dhe të dhënat për njehsorin elektrik.

Nëse familja juaj merr të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar, atëherë ju keni të drejtë të përfitoni nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Pas vlerësimeve dhe verifikimeve të bëra nga Komisioni Zbatues, secili aplikues do të pranojë informatën nëse është kualifikuar për subvencionim, dhe për shumën e subvencionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat