KOK dhe BKT nënshkruajnë marrëveshje me vlerë tre milionë euro

Ekonomi

KOK dhe BKT nënshkruajnë marrëveshje me vlerë tre milionë euro

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Banka Kombëtare Tregtare e kanë nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi në vlerë prej tre milionë eurove, në kohëzgjatje prej 10 vitesh.

Një marrëveshje e tillë, sipas presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, është vazhdimësi e marrëveshjes paraprake që ishte në vlerë prej 100 mijë eurove në vit.

Krasniqi: Marrëveshja është me vlerë prej tre milionë eurove për 10 vite

Siç e dini edhe ju, më herët kemi pasur një marrëveshje paraprake e cila ka qenë një marrëveshje dy vjeçare dhe ka qenë me vlerë prej 100 mijë euro në vit, kurse sot, me këtë aneks marrëveshje që do ta nënshkruajmë, vlera është 3 milionë euro e cila vlerë është për 10 vitet e ardhshme që do të thotë çdo vit nga 300 mijë euro. Mirëpo, kjo përkrahje nga Banka Kombëtare Tregtare nuk është e vetmja, ne me Bankën Kombëtare Tregtare edhe marrëveshje të tjera dhe sponsorisime të tjera, ndihma të tjera...Së bashku me KBT-në, do të udhëtojmë për Paris 2024, për Los Angelos 2028 dhe për Brisbon 2032 sepse kjo ka afatin 10 vjeçar”, tha Krasniqi.

Ndërsa, drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare, Suad Bakall theksoi se kjo marrëveshje nuk do të kufizohet vetëm në shifrën prej tre milionë eurove, por do të ketë bashkëpunim edhe në shumë fusha të ndryshme.

Bakall: Ky është një moment shumë i rëndësishme për sportin e Kosovës

Jam shumë i emocionuar, ky është njëra ndër momentet më i rëndësishme për sportin e Kosovës sepse mendoj se tani do të nënshkruajmë një ndër marrëveshjet më të mira me kryetarin e komitetit, që nuk kufizohet vetëm me 3 milionë eurot tona, mirëpo ky është edhe një përkushtim i madh nga banka jonë për të mbështetur aktivitetet sportive, aktivitetet kulturore, e sidomos rininë dhe fëmijët...08:02 Gjithashtu ne donim ta kemi këtë angazhim afatgjatë duke bërë një marreveshje 10 vjeçare. Pra, unë besoj se kjo do të ndihmojë Kosoven për aktivitetet sportive, për zhvillimin e rinisë dhe për të krijuar vetëdijësim në shoqërinë tonë. Gjithashtu falënderoj kryetarin tonë, z. Rama, për pjesëmarrjen e tij këtu. Ne ishim bashkë në Kreta, ishte njëri ndër momentet më të rëndësishme edhe për Kosovën për t'u bërë pjesë e ndonjë nga Lojërat Mesdhetare 2030, është një event i mrekullueshëm. Besoj se me këtë partneritet ne po ashtu do të punojmë shumë për të krijuar eventin më të mirë në 2030.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi ndërmjet KOK-ut dhe BKT-së ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat