Rafuna: Forumi Ekonomik ishte mundësi e mirë për të gjetur investitorë

Ekonomi

Rafuna: Forumi Ekonomik ishte mundësi e mirë për të gjetur investitorë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 19:09
Lulzim Rafuna

Të hënën në Prishtinë është mbajtur Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha se 4 dhjetori ishte mundësi e mirë që Kosova të gjejë investitorë të mundshëm.

“Në këtë forum ishin prezent 150 biznese të Kosovës dhe Turqisë, ishte një forum shumë i mirë. Bizneset patën mundësi t’i takojnë partnerët potencialisht të mundshëm ku mund të bashkëpunojnë, sidomos bizneset kosovare. Përveç kësaj, patëm mundësi të gjejmë bashkë investitorë të mundshëm, për ta zgjeruar biznesin e tyre. Ky forum doli shumë pozitiv dhe priten rezultate pozitive në të ardhmen. Se shpejti mund të kemi investitorë nga vende të ndryshme”, deklaroi Rafuna në emisionin “Ditari”.

I pyetur se a ka arritur të evitohet pasiguria e investitorëve pas situatës së sigurisë në Kosovë, Rafuna tha se Oda Ekonomike është munduar t’u tregojë që në Kosovë nuk ka tension ashtu siç paraqitet në mediume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat