Liberalizimi, biznesmeni Kelmendi ngre alarmin për ulje të konsumit dhe ikje të punëtorëve

Ekonomi

Liberalizimi, biznesmeni Kelmendi ngre alarmin për ulje të konsumit dhe ikje të punëtorëve

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:55
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ngre alarmin se me liberalizimin e vizave nga ky muaj shumë qytetarë do të ikin nga vendi dhe pretendimet e tij janë që do të krijohet një vakum në shoqërinë tonë. Kelmendi përmend dy çështje elementare që do të kenë impakt nga liberalizimi i vizave. Ai përmend se do të ketë ulje të prodhimit, duke filluar me bukën e përditshme për qytetarët.

Përveç kësaj pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi thotë se nga ky muaj bizneset do të vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore.

Afaristi Kelmendi fajëson qeverinë për ikjen e të rinjve nga vendi, sipas tij është një dështim politik që duhet të turpërohen të gjithë.

Kelmendi: Me qindra e mijëra bukë në ditë nuk do të shiten

“Ikja e të rinjve është një dështim i fuqishëm politik, d.m.th. është një dështim për të cilin duhet të turpërohen që të gjithë, për arsyeje se në botën e jashtme po dalin gjithë të rinjtë e moshës së mirë që faktikisht janë një strukturë intelektuale që fare nuk kanë kontakt me alkoolin ose me gjëra tjera të cilat në perëndim është në mbisundim, këta janë të gjithë që punojnë, janë të përkushtuar, nuk janë njerëz që janë nën presionin dhe depresionet e ndryshme dhe duhet të gjithë të turpërohen si të lejojnë me dalë të gjithë këta përnjëherë. Kjo është njëlloj sikur me qenë këta qytetarë të okupuar dhe është krijuar liria e lëvizjes dhe liria për ta lëshuar këtë vend. Nuk kisha pas qejf të shoh një numër kaq të madh të të rinjve që për interesa dhe për një jetë më të mirë ekonomike që është shumë e domosdoshme për ta, keq për t’i penguar që të shkojnë... Këtu do të krijohet një vakum i jashtëzakonshëm, do të mungojnë me qindra e mijëra bukë në ditë që nuk do të shiten, do të mungojnë qindra e mijëra kafe që nuk do të pihen dhe buxheti do të varfërohet, për shkak se shumicën e rasteve është konsumues dhe mungesa e tyre do të ndikojë jashtëzakonisht shumë. Por, kthimi tyre është i pamundur, ata më nuk do të kthehen, përveç se do të kemi raste sporadike por që nuk janë masovike”, thotë Kelmendi.

Si biznesmen, Kelmendi shprehet i shqetësuar edhe me mungesën e komunikimit me institucionet shtetërore, derisa shton se shteti nuk ka ofruar as mbështetje për këtë sektor.

Ai iu bënë thirrje institucioneve shtetërore që të ndryshojnë qasjen ndaj bizneseve.

Kelmendi: Shteti realisht kurrë nuk është për mbështetje, është për ta mbush buxhetin e vet

“Jo, nuk ekzistojnë. Momentalisht e kemi një institucion të organizuar të tillë që të gjithë ata emra politikë që kanë dalë në publik dhe kanë premtuar sot nuk i shihni, për arsyeje se nuk kanë të drejtë të dalin e të flasin, as të shprehin mendimin, as veprimin dhe as të shprehin ndonjë premtim të ri. Pra, institucionet janë kthyer në institucion mbrojtës jo në një institucion avancues... 01:43 Shteti realisht kurrë nuk është për mbështetje, është gjithmonë për ta mbushur buxhetin e vet maksimalisht dhe për të marrë prej bizneseve sa më shumë, andaj ndihma nuk ka ekzistuar asnjëherë, e as tash, por ndihma më e madhe është nganjëherë kur komunikimi mes bizneseve dhe institucioneve të qeverisë të bëhet në vazhdimësi, dhe bizneset kanë nevojë për t’u shprehur, sepse i suksesshmi mund të bëhet edhe më i suksesshëm. Andaj, çdo sukses i biznesit është përfitim për institucionet, më mirë është me qenë qeveri e qytetarëve dhe bizneseve të zhvilluara, se me qenë qeveri e qytetarëve të bizneseve të varfëruara. Prandaj, këtë rol që ne e kemi si biznese, realisht e kemi rolin e zhvillimit dhe punësimit”, thotë Kelmendi.

Ai konsideron se shteti duhet të përmirësojë politikat e të bërit biznes në mënyrë që të vijnë sa më shumë investitorë të huaj në vend.

Kelmendi: Duhet parë pse kemi mungesë të investitorëve të jashtëm

“Taksat që vendosin institucionet ne kemi obligim t’i implementojmë, por nëse shohim që kemi mungesë të investitorëve të jashtëm, atëherë duhet shikuar çfarë është duke e penguar këtë, sepse në momentin që askush nuk vjen të investojë, ne duhet ta pyesim veten çka po ndodhë. Pse nuk po vijnë, çfarë dëshiron një investitor. Një investitor duhet të krijojë profit, nëse ne kujtojmë që ai vjen të na japë pagat neve, është gabim, pse të na falë neve pagat, ai ka për të ardhur këtu për të nxjerrë profit. Ne jemi një qytet i vogël i botës, dhe neve na nevojiten investitorë që kanë euro, që bëjnë investime, që i paguajnë punëtorët më mirë siç i kemi paguar ne si punëdhënës dhe që edhe neve na nxit dhe na qet në një kthjellim që si të punojmë ne më shumë, të angazhohemi e avancohemi me infrastruktura tjera që edhe neve të na dalin punëtorët më të pakët, por më të fuqishëm e më të shpejtë, por edhe më paga më të mira”, shton Kelmendi.

I pyetur nëse kanë pasur probleme me import dhe eksport, Kelmendi thotë se problemet janë të shumta, mirëpo dëgjueshmëria e tyre nga institucionet përgjegjëse është e vogël.

Kelmendi: Në mënyrë që të rritet prodhimtaria, duhet institucionet t’i dëgjojnë kërkesat tona

“Problemet janë të shumta, dëgjueshmëria e problemeve është shumë e vogël, takimet institucionale dhe afarizëm nuk ekzistojnë fare, nuk ekzistojnë as takimet mes institucioneve dhe prodhueseve për të cilat të gjithë ne kemi qenë dhe jemi që ta ndërtojmë prodhimtarinë vendore, por asnjë takim nuk e kemi pas me ata, që d.m.th. si duam të bëjmë prodhimtarinë vendore më të fuqishme duke qëndruar ndaras, jo, duke pas kontakt. Kontakti mes prodhimtarisë ekzistuese dhe kërkesat e tyre të shumta çfarëdo të jenë gjithmonë duhet me qenë obligimin për qeverinë dhe institucionet. Sa më shumë të jenë kontaktet, aq më shumë kemi edhe zhvillim të prodhimtarisë. Nuk është zhvillim i prodhimtarisë vendore ftesa ‘mos konsumoni prodhime të të tjerëve’, jo, ftesa është ‘unë do ju mbështes juve që ju të nxirrni produkte sa më shumë’ dhe konsumatorit t’i shtohet oferta dhe më nuk ka nevojë të qesin barriera për të tjerët”, thotë Kelmendi.

Kelmendi thotë se derisa s’ka rritje ekonomike, nuk mund të ketë as rritje të numrit të punëtorëve.

Kelmendi: Derisa s’ka rritje ekonomike, nuk ka as rritje të te punësuarve

“Rritja shkon në kuadrin e zhvillimeve dhe rritjeve ekonomike, derisa s’ka rritje ekonomike, nuk ka as rritje të të punësuarve, derisa ne presim që një pjesë e madhe e qytetarëve do ta lëshojnë vendin, ekziston frika si me mbajt gjendjen ekzistuese me numër të qytetarëve më të vogël”, shton Kelmendi.

Në fund, Kelmendi kërkon nga qeveria që të mos ndërhyjë në të bërit biznes tek bizneset, pasi që sipas tij, kjo po i dëmton ato.

Kelmendi: Në momentin që politika nuk përzihet në ekonomi, gjithmonë bërja e biznesit është e suksesshme

“Në momentin që politika nuk përzihet në ekonomi, gjithmonë bërja e biznesit është e suksesshme. Neve nuk na pengon edhe kjo qeveri që ekziston, në asnjë moment nuk është ankesa tek pengesa, është ankesa tek avancimi. Neve na nevojiten institucione që na bëjnë më të avancune, që i bëjnë qytetarët më të pasur, jo që i bënë qytetarët të japin ndihma sociale, qytetarëve ju duhet me pas kapital, për arsyeje se vendin nuk po e lëshojnë vetëm për vend pune, po e lëshojnë edhe për një punë për të qenë më i pasur, për me pas një jetë më të mirë, jo vetëm sa për të punësuar”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat