Vranica: Gastronomët më të rrezikuarit nga ikja e punëtorëve, bizneset kanë filluar t’i ndryshojnë kushtet

Ekonomi

Vranica: Gastronomët më të rrezikuarit nga ikja e punëtorëve, bizneset kanë filluar t’i ndryshojnë kushtet

Më: 5 janar 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Në vijën e parë të rrezikut për mungesën e fuqisë punëtorë janë gastronomët.

Kështu po thotë Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Vranica thotë se liberalizimi i vizave do ndikojë shumë në biznese.

“Liberalizimi i vizave do të ndikojë në mungesën e fuqisë punëtore në biznese se do ta shfrytëzojnë këtë si një mundësi në vendet e tjera në vijën e parë të rrezikut është gastronomia”.

Ai thotë se bizneset kanë filluar të ndryshojnë kushtet nga frika e largimit të punëtorëve.

 “Prej janarit deri në prill mundët me pas një lëvizje më të mëdha, kanë filluar parapërgatitjet te disa biznese që me u njëjtë më gati punëtorëve për krijimin e kushteve. Standardi jetësor është përkeqësuar ku edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike ka ndikuar”, thotë Vranica.

Bizneset e vogla do të dëmtohet më së shumti nga ikja e punëtorëve, thotë Vranica.

“Shumë biznese kanë më fillu me u kthyer në vetëshërbim ose me shërbime delivery. Bizneset e vogla ato që janë me karakter më familjar dhe at të mesme do ta kenë më të vështirë . Ekonomia në përgjithësi do të dëmtohet me pasoja të tilla por edhe gastronomia”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat