BSH: 50 milionë euro investime të reja të Kosovës në Shqipëri

Ekonomi

BSH: 50 milionë euro investime të reja të Kosovës në Shqipëri

Më: 7 janar 2024 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Banka e Shqipërisë njofton se Kosova renditet në vendin e katërt në listën e investitorëve të huaj në Shqipëri. Për 9-mujorin e vitit 2023  fluksi i investimeve të reja ishte 50 milionë euro.

Stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 277 milionë euro, në rritje vjetore me 46%.

Investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.

Gjithnje sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit 2023 në Shqipëri arritën një shifër rekord prej 1.09 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat