Lufta Iran-Izrael: Çmimet e naftës po rriten, këto janë aktualet sipas kryetarit të naftëtarëve të Kosovës

Ekonomi

Lufta Iran-Izrael: Çmimet e naftës po rriten, këto janë aktualet sipas kryetarit të naftëtarëve të Kosovës

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani ka njoftuar se “çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit.

“Çmimet e naftës po rriten si pasojë e tensioneve të shtuara mes Izraelit dhe Iranit, duke shkaktuar frikë për ndërprerje të mundshme të furnizimit dhe duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve – ka shkruar Bernjani në një postim në Facebook.

“Irani është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë dhe ka nën kontroll ngushticën e Hormuzit – një pikë strategjike përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës globale. Çdo përshkallëzim i situatës mund të çojë në rritje të mëtejshme të çmimeve, ndërsa një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA-të mund të sjellë qetësi në tregjet e naftës. Natyrisht, çmimi i naftës në Kosovë ndikohet nga këto zhvillime gjeopolitike, pasi vendi importon pjesën më të madhe të naftës,” shtoi ai.

Çmimet aktuale në Kosovë sipas Bernjanit janë: Diesel: 1.14€-1.24€ dhe Benzine: 1.15€-1.25€.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat