Çështja Superpuna dhe mos-pagesat ndaj bizneseve

Ekonomi

Çështja Superpuna dhe mos-pagesat ndaj bizneseve

Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 07:12
Ilustrim

Platforma shtetërore Superpuna, që ka menaxhuar subvencionimin e punëtorëve në bizneset private, ka kthyer në problem të heshtur një numër të madh kompanish.

Sipas vlerësimeve nga terreni, rreth 90% e bizneseve nuk e kanë marrë pagën e gjashtë të subvencionuar, ndonëse kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe kanë mbajtur punëtorët sipas marrëveshjeve.

Bizneset kanë dorëzuar ankesa formale në adresën zyrtare [email protected]. Përgjigjja standarde ka qenë: “ankesa është deleguar më tutje”. Prej gjashtë muajsh nuk ka asnjë veprim, asnjë vendim dhe asnjë afat.

Pikat kryesore të problemit:

1. Mos-pagesa e subvencioneve (dy deri në tre paga të papaguara në shumë raste).

2. Bizneset janë detyruar të paguajnë vet punëtorët, ndonëse ata janë marrë përmes skemës shtetërore.

3. Mungesë përgjigjeje institucionale – zyret e Superpunës përsërisin se “nuk kemi çfarë bëjmë, ankesa është deleguar”.

4. Platforma teknike është bllokuar – bizneset nuk mund të regjistrohen, të shpallin pozita të reja, ose të korrigjojnë numrin bankar.

5. Gabim i përhershëm teknik “Something went wrong”, i dokumentuar në video.

Zyra e Superpunës në Dardani (Kurrizi), tel. +383 38 521 678, konfirmon se nuk ka kapacitet për veprim – dhe ia dërgon çdo palë te Ministria, pa rezultat.

Situata sot është:

– Subvencionet nuk paguhen.

– Punëtorët i mban biznesi.

– Platforma nuk funksionon.

– Institucionet nuk reagojnë.

Kjo nuk është më “pak vonesë administrative” – është shkelje financiare dhe abuzim me besimin e sektorit privat. Bizneset kanë dokumente, komunikime dhe video-prova të bllokimeve.

Kërkohet urgjentisht:

– Sqarim publik nga Ministria e Financave dhe MAPL

– Afat për zhbllokimin e pagesave

– Funksionalizim i platformës

– Instruksione të qarta administrative

– Mbajtje përgjegjësie

Nëse shteti i fton bizneset të punësojnë nëpërmjet skemave publike, atëherë obligimi financiar duhet respektuar deri në fund.

Kontakti ynë është i hapur për dokumentacion, prova dhe deklarime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat