Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mirëpritur formimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe konstituimin e Qeverisë së re, si një hap me rëndësi për stabilitetin institucional, transmeton KosovaPress,
Përmes një komunikate për media, DHTIK ka thënë se pret që të avancohet dialogu publiko-privat.
Kjo pasi institucionet i presin numër i madh i sfidave me të cilat po përballen biznese dhe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh gatishmërinë e saj për të kontribuar me ekspertizë, propozime konkrete dhe bashkëpunim institucional në funksion të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së përgjithshme të vendit”, thuhet në komunikatë.