Nesër kufizohet lëvizja automjeteve të transportit të mallrave

Ekonomi

Nesër kufizohet lëvizja automjeteve të transportit të mallrave

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 18:46
Ilustrim

Nesër do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.

“ Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime”, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat