​Nga prodhimi te eksporti, cilësia dhe certifikimi hapin dyert e tregjeve të huaja

Ekonomi

​Nga prodhimi te eksporti, cilësia dhe certifikimi hapin dyert e tregjeve të huaja

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 13:19
Foto nga takimi

Në pjesën e panelit të dytë në Samitin e Ballkanit 2026 u diskutua për bujqësinë industriale, serrat dhe përpunimi i ushqimit

Rabije Simnica nga "Kosmonte Foods" tregoi se biznesi i tyre operon si distributor i produkteve ushqimore nga viti 2002 dhe në vitin 2006 kanë tejkaluar kufirin e Ballkanit dhe Evropës.

Simnica: Kemi marrë titullin e investitorit strategjik nga Parlamenti i Kosovës

"Kosmonte Foods operon në tregun e Kosovës si distributor i produkteve ushqimore, kryesisht i produkteve të qumështit dhe të mishit, që nga viti 2002. Përveç kësaj, me kalimin e kohës Kosmonte Foods është zgjeruar edhe në tregun e Shqipërisë që nga viti 2004. Pastaj në vitin 2006, e kemi tejkaluar kufirin e Ballkanit dhe Evropës duke operuar dhe duke hapur pothuajse industri në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai. Përveç që Kosmonte tash e sa vite është si distributor, ne kemi, së fundmi tashmë mbi dhjetë vite, ku kemi aplikuar edhe jemi angazhuar që të kemi dhe ", tha Simnica.

Eno Jegeni nga "Vegetal Export" në Shqipëri u shpreh se Shqipëria është e njohur për klimën e mirë e ujin e bollshëm, por sipas tij, tregu është më i rëndësishmi.

Jegeni: Shqipëria është e njohur për prodhimin, klimën e mirë dhe ujin e bollshëm

"Pra gjëja e parë më e rëndësishme është tregu sepse Shqipëria është e njohur për prodhimin, klimën e mirë dhe ujin e bollshëm. Kjo është pozitive mirëpo tregu është më i rëndësishëm dhe jemi dhe fat që jemi gjeografikisht shumë afër me tregun evropian, me tregun më të rëndësishëm në botë për nga numri dhe për nga vlera", tha Jegeni.

Ndërsa Arif Kastrati nga "Berrykode" tha se gjëja më e rëndësishme për një produkt të shitet është që ai të jetë kualitativ.

Kastrati: Si të mos e kesh kualitetin s'ke ku me e dërgua askund

"Më së pari duhet kualiteti, si të mos e kesh kualitetin s'ke ku me e dërgua askund. Kur e ke kualitetin i ke disa parakushte, e para është certifikimi. Varësisht se ku do me e shitë një produkt, tregjet e ndryshme kanë certifikime të ndryshme", tha Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat