Koalicionet fituese në Mal të Zi bëjnë marrëveshje, në fokus ligji për lustracionin

Evropë

Koalicionet fituese në Mal të Zi bëjnë marrëveshje, në fokus ligji për lustracionin

Nga: B.S. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:01
Dritan Abazoviqi, Zdravko Krivokapiqi dhe Aleksa Beçiqi

Drejtuesit e tri koalicioneve fituese "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", "Paqja është kombi ynë" dhe "E zeza në të bardhë", Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, kanë bërë një marrëveshje mbi përparësitë e programit të qeverisë së ekspertëve, e cila përfshin 13 pika.

Marrëveshja, për të cilën gazeta "Dan" ka njohuri, nënkupton miratimin e pesë ligjeve, dhe atë mbi origjinën e pronës, lustracionin, ligjin për qeverinë, Kuvendin, si dhe ligjin për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve.

Disa ditë më parë, Lëvizja qytetare URA i dërgoi projekt-marrëveshjen mandatarit Zdravko Krivokapiq dhe presidentit të Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq.

Marrëveshja përfshin miratimin e ndryshimeve në Ligjin për lirinë e fesë sa më shpejt të jetë e mundur, me theks në heqjen e neneve të diskutueshëm, si dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian, me synimin për të bërë përparim në Kapitujt 23 dhe 24.

Konsolidimi i financave publike është parashikuar gjithashtu, me një prerje tërthore të situatës aktuale në kohën e marrjes së pushtetit, luftë e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, së bashku me shtrëngimin e politikës penale në këto zona, dhe miratimin e masave urgjente për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Parashihet edhe një reformë thelbësore e legjislacionit zgjedhor dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të para të ndershme dhe të lira, ndryshime, rishikime dhe plotësime të të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, me përparësinë e miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Lirinë e fesë sa më shpejt të jetë e mundur. 

Marrëveshja për të cilën të tre udhëheqësit ranë dakord si përparësi në punën e qeverisë së ardhshme parashikon miratimin e një numri të ligjeve të reja sistemike, duke filluar me ato prioritare: ligji për origjinën e pronës, ligji për lustrimin, ligji për qeverinë, ligji për Kuvendin, ligji për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin, zbatimi i një sërë masash në fushën e mbrojtjes së mjedisit me qëllim të markimit të Malit të Zi si një shtet ekologjik, si dhe reformave në një numër fushash të tjera, në ekonomi, shëndetësi, arsim, administratë publike, ekologji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat