Linja ajrore në kërkim të stjuardesës që ‘shet seks’ mes fluturimeve dhe gjatë tyre

Evropë

Linja ajrore në kërkim të stjuardesës që ‘shet seks’ mes fluturimeve dhe gjatë tyre

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Linjat shtetërore ajrore britanike British Airways kanë nisur një hetim për një stjuardesë misterioze që reklamon veten si prostitutë duke premtuar seks gjatë pushimit mes fluturimeve.

Stjuardesa josh klientët e saj me foto të nxehta të vetes në avion me uniformën e punës, duke i shpërndarë ato në rrjetet sociale.

Ajo besohet se ka nisur të shesë edhe të brendshmet e saj online, dhe madje ofron ‘zbavitje për të rritur në bordin e avionit në fluturim’, për të gjithë ata që janë të gatshëm të paguajnë.

Në një prej fotove ajo duket duke ngritur minifundin e saj në kuzhinën e ngushtë të avionit, ndërsa në një tjetër shihet në tualet e veshur vetëm me geta, ndërsa komenton: ‘Të dielën nuk vesh të mbathura.”

Duke përdorur pseudonimin AirHostess71 në llogarinë e saj online, anëtarja misterioze e ekuipazhit shkruan: “Duhet të bëni pagesën e sigurisë prej £50 (paundë) për t’u takuar. Çmimet variojnë nga lloji i takimit të kërkuar, ato nuk janë të negocjueshme. Nëse keni rezervuar dhomë hoteli për punë, takohemi aty (Londër)”.

“Nëse dëshiron zbavitje për të rritur në bord, duhet të më jepni shumën e parave dhe do të trajtoheni për një eksperiencë krejt tjetër, sipas shijeve tuaja”.

Më tej ‘zonja e ajrit’ thotë se kërkon 25 paundë për një palë të mbathura të përdorura, dhe se është e gatshme të takohet me ofruesit jashtë vendit kur është me punë.

“Ju duhet të bëni rezervimin e hotelit për mbrojtjen dhe privatësinë tuaj”, thotë stjuardesa.

Një punonjës i linjave ajrore reagoi për mediat: “Duket qartë që kjo punonjëse po kërkon të prostituohet, duke përdorur foto të bëra në bordin e avionëve të linjave tona. Ajo mban uniformën e kompanisë sonë prandaj besohet se është vërtet nje stjuardesë. Ky është një abuzim shokues me detyrën dhe nuk është imazhi që British Airways kërkon të reflektojë”.

Zëdhënësi shtoi se stjuardesa po e vë veten në rrezik duke u ekspozuar në këtë mënyrë dhe se kompania po heton pretendimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat