Mjekët e kthyen mbrapsht 15 herë, 22-vjeçares i ndodh ajo çfarë nuk e priste një vit më vonë

Evropë

Mjekët e kthyen mbrapsht 15 herë, 22-vjeçares i ndodh ajo çfarë nuk e priste një vit më vonë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:45
Emma Swain

Një vajzë e re humbi tragjikisht jetën nga kanceri në qafën e mitrës, pasi u kthye mbrapsht 15 herë nga mjekët, të cilët i thanë se ishte shumë e re për të pasur kancer.

Emma Swain, sipas asaj që shkruan Mirror, iu ishte lutur gjinekologut që t’i bënte sërish testin, pasi kishte shfaqur simptoma, por ai në mënyrë të vazhdueshme i kishte thënë se ishte shumë e re.

Mjeku i 22-vjeçares ia kishte vënë fajin kontraceptivëve për simptomat që kishte, si dhimbje e gjakderdhje. Por më pak se një vit më vonë, Emma vdiq. Që prej asaj kohe, gjinekologu i saj ka pranuar se nëse do t’i kishte bërë testin, me gjasë e reja do të ishte ende gjallë.

Emma u diagnostikua me kancer në Dhjetor të 2013-s dhe vdiq Tetorin e vitit që pasoi, në moshën 23-vjeçare.

Pas një beteje të gjatë ligjore për vdekjen së bijës, babai i saj Darren, mori kompensim për vdekjen saj ndërsa mjeku dhe infermierja nga The Haling Park Partnership ne Croydon, Londër, kërkuan ndjesë për atë që i ndodhi Emma-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat