Shtatë ditë radhazi me rekorde negative, Turqia vendos orën policore kundër Covid-19

Evropë

Shtatë ditë radhazi me rekorde negative, Turqia vendos orën policore kundër Covid-19

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Turqi janë regjistruar 185 viktima dhe 29,981 raste të reja me Covid-19.

Kjo është dita e shtatë radhazi që shënohet rekord negativ për fatalitetet, ndërsa të infektuarit kanë pësuar një ulje krahasuar me dje, por sërish numrat janë tepër shqetësues.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë, sipas shifrave zyrtare, është 13,558.

Përballë kësaj situate Turqia ka vendosur prej fundjavës së kaluar orën policore në 81 rajone në fundjavë me përjashtim, duke lejuar lëvizjen nga 10:00-20:00. Sipas qarkores, zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit përjashtohen nga ky kufizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat