Vuçiqi i krahason me të Gjermanisë, shikojeni si është një spital për koronavirus në Serbi!

Evropë

Vuçiqi i krahason me të Gjermanisë, shikojeni si është një spital për koronavirus në Serbi!

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Pamje nga spitali i Aleksinacit (Screenshot)

Skena të tmerrshme nga spitalet, klinikat ambulatore dhe vendet ku pacientët me gjendje klinike më të rëndë për shkak të koronavirusit trajtohen mbërrijnë çdo ditë. Pas derdhjes së ujërave të zeza në Kralevë, në rjetet sociale u shfaqën pamje nga spitali nga Aleksinac, shkruan portali Direktno.rs

Përveç turmave të mëdha dhe pacientëve që presin me orë të tëra për ekzaminime, të përzier me ata që kanë nevojë për oksigjen e që ose shtrihen në shtrat ose ulen në stola në dhomat e pritjes, në pamjet shkatërruese nga spitali në Aleksinac mund të shohim qenë me pacientë, pastaj shiringa dhe mbeturina mjekësore të shpërndara në dysheme.

Se situata nëpër spitalet serbe nuk është ashtu siç na paraqitet çdo ditë dhe se nuk është as afër spitaleve rajonale, e lëre më që kushtet të jenë më të mira se në Gjermani, siç ka pohuar vazhdimisht kryetari (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq, mjafton vetëm t'u besosh syve tu, shruan portali serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat