Malazezët ironizojnë Várhelyin: Urime përvjetori i okupimit rus të Hungarisë!

Evropë

Malazezët ironizojnë Várhelyin: Urime përvjetori i okupimit rus të Hungarisë!

Nga: B.S. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:28
Oliver Várhelyi

Komisioneri i zgjerimit i BE-së Oliver Várhelyi ka dalur hapur në krah të Beogradit, duke i bërë thirrje Malit të Zi të tërheqë vendimin e tij për të shpallur ambasadorin serb Vladimir Bozhoviq "persona non grata". Duhet të përkujtojmë se ambasadori serb ka deklaruar se Kuvendi i Podgoricës, në të cilin u shkatërrua shteti malazez dhe dinastia e tij Petroviq-Njegosh u rrëzua nga froni, ishte një shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve për bashkim me Serbinë.

Të revoltuar nga mesazhi i papërshtatshëm i Várhelyit, qytetarët e Malit të Zi kanë përmbytur adresën e postës elektronike të komisionerit evropian me urime ironike për 64-vjetorin e hyrjes së trupave Sovjetike në Hungari!

"Shkëlqesia juaj, duke qenë se e keni parë të domosdoshme të mbështesni qëndrimin e Serbisë se pushtimi dhe zhdukja e Malit të Zi në vitin 1918 ishte, në fakt, vullnet i popullit malazez, shfrytëzojmë këtë rast për t'ua uruar, me një vonesë të vogël, në 64-vjetorin e hyrjes të trupave sovjetike në Hungari. Përshëndetje të përzemërta", shkruan në e-mailin që Várhelyi mori nga adresa të shumta nga Mali i Zi dhe jashtë tij.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat