Fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh, ‘mësuesi më i mirë në botë’ tha se gjysmën do ta ndajë me nëntë finalistët tjerë

Evropë

Fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh, ‘mësuesi më i mirë në botë’ tha se gjysmën do ta ndajë me nëntë finalistët tjerë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:49
Ranjitsinh Disale

Çmimi Global i Mësuesit të këtij viti i është dhënë Ranjitsinh Disale për punën e tij që ka ndihmuar vajzat, shumica nga komunitetet e varfra fisnore, në një shkollë fshati në Indinë perëndimore.

Sipas Al Jazeera, ai u zgjodh nga 12,000 të nominuarit nga më shumë se 140 vende të botës.

Mësuesi indian u shpall nga aktori i njohur Stephen Fry si fituesi i Çmimit Global të Mësuesit 2020 në një ceremoni virtuale të transmetuar të enjten nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

Disale menjëherë njoftoi se do të ndante gjysmën e parave të çmimit prej 1 milion dollarë me nëntë finalistët e tjerë.

Vendimi i tij do të thotë që 55,000 dollarë do të shkojnë për secilin nga nëntë finalistët e tjerë nga vende të tjera përfshirë Italinë, Nigerinë dhe Korenë e Jugut.

Disale është fituesi i gjashtë i çmimit, themeluar nga Fondacioni Varkey dhe jepet në partneritet me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Ai ka thënë se pandemia globale e coronavirusit kishte treguar rëndësinë e arsimit për komunitetet.

“Në këtë kohë të vështirë, mësuesit po japin më të mirën e tyre për t’u siguruar që çdo nxënës të ketë të drejtën e tij për një arsim të mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat