Turqia s’gjen qetësi/ Tronditet sërish nga tërmeti me mangnitudë 5.2. Njerëzit dalin në rrugë të frikësuar

Evropë

Turqia s’gjen qetësi/ Tronditet sërish nga tërmeti me mangnitudë 5.2. Njerëzit dalin në rrugë të frikësuar

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar sot në Turqi, me epiqendër Gazipaşa-n në Antalia, bën me dije Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në vend.

Paraprakisht nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale. Nëpër media janë shpërndarë pamjet e para të njerëzve që kanë dalë në rrugë të frikësuar. Epiqendra e tij u raportua 51 km në jug të Alanya.

Kujtojmë që Turqia ka qenë një vatër lëkundjesh kohët e fundit.

Vendi u godit nga dy tërmete të forta këtë vit, një në qytetin perëndimor të Izmirit që vrau 117 njerëz, dhe një tjetër në provincën Elazığ, që u mori jetën 41 njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat