Vjedh çantën me mbi 300 mijë euro në tren, por kapet nga policia

Evropë

Vjedh çantën me mbi 300 mijë euro në tren, por kapet nga policia

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:18
Vjedh çantën me mbi 300 mijë euro

Një 37-vjeçar algjerian u arrestua nga policia në Milano për vjedhjen e një çante shpine në bordin e një treni "Frecciarossa", i cili kishte brenda 336.800 euro.

Për më tepër, burri duhet të përgjigjet për posedimin dhe prodhimin e dokumenteve të rreme. Të premten në mëngjes policët u paraqitën në një hotel në "via Lulli", ku i huaji, i cili ishte me dokumente të parregullta dhe me precedent penal, kishte marrë një dhomë.

Agjentët hynë në dhomën e tij, ku kishte disa mbështjellës celofani dhe fletë alumini të shtrira në tryezë.

Duke menduar se mund të ishte duke fshehur drogë, policët kontrolluan dhomën, por në vend të armëve dhe lëndës narkotike gjetën çantën e shpinës me thesarin befasues.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat