Papa Françesku: Asnjë pandemi ose krizë nuk mund të shuajë dritën e Krishtlindjes

Evropë

Papa Françesku: Asnjë pandemi ose krizë nuk mund të shuajë dritën e Krishtlindjes

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:11
Papa Françesku

Papa Françesku përcolli një mesazh shprese me rastin e afrimit të Krishtlindjeve dhe u uroi shërim të shpejtë të gjithë të prekurve me coronavirus.

Ati i Shenjtë para turmës së mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit pohoi se pema e Krishtlindjes ishte vendosur në shesh dhe se po përgatitej një skenë e lindjes së Krishtit, raporton globalnews.

“Këto simbole të Krishtlindjeve vendosen gjithashtu në shumë shtëpi, për të kënaqur fëmijët, por edhe të rriturit. Ato janë simbole ose shenja shprese, veçanërisht në këto kohë të vështira”, tha Papa.

Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje besimtarëve të kapërcenin thjesht “simbolet” e Krishtlindjes dhe të pranonin “kuptimin” e tyre të vërtetë, që do të thotë “Jezusi, dashuria ndaj Zotit” dhe “mirësia e tij e pafund” që i ka dhënë botës.

“Nuk ka asnjë pandemi, nuk ka asnjë krizë që mund ta shuajë këtë dritë. Le ta lëmë atë në zemrat tona dhe të ndihmojmë më në nevojë”, tha i pari i kishës katolike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat