"Politico Europe": Komisioneri Várhelyi është gati të mbyllë sytë kur bëhet fjalë për Serbinë!

Evropë

"Politico Europe": Komisioneri Várhelyi është gati të mbyllë sytë kur bëhet fjalë për Serbinë!

Nga: B.S. Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:18
Oliver Várhelyi e Aleksandar Vuçiq

Olivér Várhelyi (48) është "gati të mbyllë sytë" kur bëhet fjalë për Serbinë, shkruan "Politico Europe".

Gazeta nga Brukseli citon një diplomat të paemëruar të ketë thënë se komisioneri Evropian për zgjerim Várhelyit i shihet për të madhe se "ndërsa flet për Serbinë" duket "i gatshëm të mbyllë sytë për shkak të lidhjeve të ngushta midis Serbisë dhe Hungarisë në sektorin e energjisë".

"Várhelyi është më tepër i ndjeshëm ndaj interesave hungareze, sesa ndaj BE-së si një e tërë", thotë gazeta, duke cituar më pas se "zyrtar i BE-së kë mohuar këto akuza, duke thënë se Várhelyi po vepron në të njëjtën mënyrë si komisionerët e tjerë.

"Të jesh komisioner hungarez nuk është një punë e lehtë deri sa kryeministri juaj, Viktor Orbán, është kritik i hapur i Komisionit Evropian dhe ka pak hungarezë në pozitat të larta në Bruksel. Por edhe Várhelyi nuk është shqetësuar për të fituar miq. Ai ka reputacion për temperamentin abraziv dhe është edhe më i djathtë se Orbani”.

"Politico Europe" shprehet se Várhelyi ishte "mjaft i dukshëm" kur Komisioni propozoi një paketë financiare prej 3.3 miliardë eurosh për të ndihmuar Ballkanin të luftonte pandeminë, e cila u mblodh së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve.", transmeton gazeta "S. Bosna".

Varhelji ishte kandidati rezervë për zgjedhjen e komisionerit të zgjerimit të BE-së. Kandidati i mëparshëm i Viktor Orbanit, nuk mori mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Gjatë zgjedhjeve për komisionerin Várhelyi në fund të vitit 2019 nuk mblodhi dy të tretat e votave të parlamentarëve evropianë, kështu që ai u zgjodh vetëm në raundin shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat