Merkel: Ende ka mundësi për marrëveshje me Britaninë, të ashpërsohen mesat kundër virusit korona

Evropë

Merkel: Ende ka mundësi për marrëveshje me Britaninë, të ashpërsohen mesat kundër virusit korona

Nga: B.S. Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:26
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vlerësuar sot se ende ka mundësi për arritjen e marrëveshjes se BE-së me Britaninë e madhe pas Brexit-it dhe ka ftuar për masa më të rrepta kundër shtimit të numrit të të infektuarve me virusin korona.

Marrëveshj eventuale "duhet të ruajë integritetin e tregut të brendshëm" të Bashkimit Evropian, paralajmëroi kancelarja gjermane në dhomën e ulët të parlamentit gjerman, e cilë do të kryesojë Këshillin e BE-së deri në fund të vitit.

Sa i përket epidemisë së koronavirusit, Merkel bëri thirrje për futjen e kufizimeve të reja nga mesi i janarit në të gjithë Gjermaninë pasi masat ekzistuese u treguan të pamjaftueshme për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

"Numri i kontakteve midis njerëzve është shumë i lartë, ulja e numrit të kontakteve është e pamjaftueshme", tha Merkel, duke përmendur mbylljen e dyqaneve dhe shkollave si masa.

Në Gjermani është shënuar numër rekord prej 590 vdekjesh nga koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 20,815 janë të infektuar rishtas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat