Londra dhe Brukseli pesimiste, por negociatat vazhdojnë

Evropë

Londra dhe Brukseli pesimiste, por negociatat vazhdojnë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 10:09
Boris Johnson

Negociatat vazhdojnë këtë fundjavë, por mundësitë për një marrëveshje tregtare post-Brexit po zbehen, me Londrën dhe Brukselin që shfaqën dje pesimizmin e tyre në lidhje me mundësinë e kapërcimit të mosmarrëveshjeve të tyre.

Nëse nuk ka një reagim deri të dielën, afati i vendosur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, shkëmbimet në të dy anët e kanalit të La Manchit rrezikojnë të bëhen sipas rregullave të vetme të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), sinonim i tarifave dhe kuotave, raporton ATSh.

Kryeministri britanik, Boris Johnson e gjykoi shumë të mundur dështimin e negociatave, që po vazhdojnë padyshim.

Pavarësisht parashikimeve të errëta të ekonomistëve, kryeministri konservator konfirmoi se kjo zgjidhje do të ishte e shkëlqyer për Britaninë e Madhe dhe ne mund të bëjmë ekzaktësisht atë që duam duke nisur nga 1 janari.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë”, shtoi ai duke pritur të shohë një propozim të madh apo një ndryshim të madh nga Bashkimi Europian.

“I njëjti pesimizëm edhe tek Ursula von der Leyen, e cila deklaroi para drejtuesve të 27 vendeve, në samit në Bruksel, se shpresat për një marrëveshje ishin të ulëta”, theksuan disa pjesëmarrës.

Berlini, që siguron presidencën e radhës të BE-së dhe Dublini kanë qenë më të kujdesshëm duke theksuar se një marrëveshje mbetet e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat