Erdogan: Pa Turqinë nuk mund të bëni asgjë/ Mitsotakis: BE bëri një hap me paralajmërimin për sanksione

Evropë

Erdogan: Pa Turqinë nuk mund të bëni asgjë/ Mitsotakis: BE bëri një hap me paralajmërimin për sanksione

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Foto nga takimi

Disa orë pas përfundimit të samitit të lartë të BE-së, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se shpreson që nuk do të ketë sfida të reja nga Turqia, në mënyrë që të krijohet një mjedis që do të lejojë rifillimin e kontakteve eksploruese të të dy palëve duke ç’tensionuar situatën në Mesdheun lindor .

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord që të shtyhen për në mars vendimet për sanksionet e mundshme kundër Turqisë.

“Zakonisht Evropa bën një hap çdo herë. Sidoqoftë, e ndërmori një hap që është paralajmërimi më i fortë për Turqinë deri më tani për të ndryshuar sjelljen. Por nëse Turqia këmbëngul të vazhdojë këtë sjellje, ka edhe sanksione. Janë vendosur tashmë të parat  dhe në horizont padyshim që do të ketë një kornizë shumë më thelbësore të sanksioneve, të cilat do të kenë një ndikim shumë më të madh ekonomik”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit turk gjatë një fjalimi mesditën e së shtunës nga Stambolli duke konsideruar se BE-ja është peng i Athinës.

Megjithëse ne gjithmonë kemi qëllime të mira në marrëdhëniet tona dhe punojmë shumë për dialogun me BE-në, nuk e shohim të saktë qëndrimin e tyre. Është jashtëzakonisht gabim që marrëdhënia e lashtë Turqi-BE të shkelet  nga dy vende. BE duhet të shpëtohet nga presioni që i bën Greqia dhe Qiproja Jugore. Ju nuk mund të arrini askund duke përjashtuar Turqinë. Pavarësisht nga vendimet që merren, Turqia do të vazhdojë të punojë për paqen dhe qetësinë në botë në një shkallë globale”, tha Rexhep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

Qeveria greke vlerëson se konkluzionet e samitit të fundit  të BE-së, ku pati ndasi të shteteve anëtare, sa i përket qëndrimit ndaj Turqisë ishin më të mirat të mundshmet që mund të arriheshin.

Por të gjitha partitë opozitare greke dhe sidomos Syriza kanë deklaruar se Greqia ka regjistruar një prej humbjeve më të mëdha diplomatike në lidhje me qëndrimin e evropianëve ndaj sjelljes së Ankarasë në Mesdheun lindor, ndërsa Turqia deklaron se do të vazhdojë kërkimet në ujërat detare në Mesdheun Lindor, të cilat Greqia pretendon së janë nën juridiksionin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat