Ministri italian: Në janar nis vaksinimi, po jam i shqetësuar për festat e fundvitit

Evropë

Ministri italian: Në janar nis vaksinimi, po jam i shqetësuar për festat e fundvitit

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:58
Roberto Speranza

Italia do të nisë në janar vaksinimin e popullsisë me vaksinën kundër coronavirusit dhe ka propozuar që vaksinimi të nisë në të njëjtën ditë për gjithë Evropën.

Lajmi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili ka shtuar se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe i sigurt, me kulmin në pranverë e verë.

Përtej shpresës, ministri italian shprehu edhe shqetësimin për një përhapje të gjerë të virusit gjatë festave të fundvitit. “Jam i shqetësuar për dy javët e festave. Nuk është se nga janari e shkurti do t’i zgjidhim të gjitha problemet dhe duhet ta fiksojmë në mendje që gjatë kësaj periudhe të kemi sjelljen e duhur dhe prandaj po bëjmë edhe thirrje që gjatë festave të jemi shumë të vëmendshëm, sepse qarkullimi viral mund të forcohet kur ndryshojnë sjelljet e bëhen të tilla që favorizojnë rinisjen e qarkullimit”, tha ministri, emri i të cilit në italisht do të thotë pikërisht shpresë.

Lajm inkurajues dha edhe drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro, i cili tha se “numri i rasteve të reja është ende sinjifikativ, ndonëse kurba është në zbritje, në Itali dhe Evropë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat