Fshati italian në festë, pret ardhjen në jetë të një bebeje pas 23 vitesh pa asnjë lindje

Evropë

Fshati italian në festë, pret ardhjen në jetë të një bebeje pas 23 vitesh pa asnjë lindje

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një fshat në Gjenovë të Italisë po bëhet gati që të presë lindjen e një bebeje. Kjo gjë shumë e zakonshme në çdo vend të botës, është fenomen i rrallë në këtë fshat, ku nuk ka pasur lindje në 23 vitet e fundit.

Fshati, siç transmeton Shqip, ka vetëm 73 banorë dhe zyrtarisht është komuna më e vjetër e Italisë, me një moshë mesatare mbi 66 vjeç.

Kreu i komunës, Marco Gallizia, u shpreh: “Jemi vendi më i vjetër, por këtu jetohet mirë falë ajrit të pastër, nuk ka ndotje akustike dhe konsumojmë prodhimet e shëndetshme të tokës sonë. Tashmë, falë një çifti që është transferuar te ne për arsye pune, do të kemi edhe një banor të ri në fshatin tonë.

Sapo të përfundojë emergjenca e Covid-19, do të bëjmë festë të madhe sepse kemi 23 vite që presim një lindje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat