Qeveria sllovene në krizë, në mes të pandemisë – jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë

Evropë

Qeveria sllovene në krizë, në mes të pandemisë – jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 20:14
Ministri slloven i Shëndetësisë, Tomaz Gantar

Ministri slloven i Shëndetësisë, Tomaz Gantar, ka dhënë dorëheqje pasi partia e tij u largua nga koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë.

Sipas Euronews, një veprim i tillë vjen si një goditje për kryeministrin Janez Jansa gjatë pandemisë COVID-19.

Dhe kryeministri ka thënë se ai do të drejtojë përkohësisht ministrinë e shëndetësisë.

Po sipas Euronews, Partia e Gantar, Partia Demokratike e Pensionistëve, ose DESUS, njoftoi se po tërhiqej nga qeveria e koalicionit, si protestë ndaj politikave populiste të kryeministrit.

Qeveria e Jansa u formua në mars pas dorëheqjes së kryeministrit të mëparshëm, liberal të Sllovenisë, Marjan Sarec.

Kryeministri është një aleat i ngushtë i kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Kreu i partisë DESUS, Karl Erjavec, një ish ministër i jashtëm slloven, tha se partia nuk dëshironte një “‘Orbanizim’ të Sllovenisë, një sistem autokratik dhe njerëzit të kishin frikë”, sipas transmetuesit publik të Sllovenisë.

Sllovenia ka raportuar një ngadalësim të lehtë të numrit të infeksioneve të reja me coronavirus pas javëve të rritjes së numrit të rasteve.

Autoritetet kanë vendosur një “shtetrrethim” dhe masa të tjera për të frenuar përhapjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat