Shkencëtari rus që zhvilloi vaksinën kundër virusit korona u gjet i vdekur; Pse mjekët rusë bien nga dritarja?

Evropë

Shkencëtari rus që zhvilloi vaksinën kundër virusit korona u gjet i vdekur; Pse mjekët rusë bien nga dritarja?

Nga: B.S. Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:11
Alexander "Sasha" Kaganski

Pas lajmit se mjeku i tretë në Rusi, i cili u ankua se është detyruar të punonte, "ra nga dritarja", u shfaq informacioni për vdekjen e një mjeku tjetër.

Le t'ju kujtojmë, në pranverën e vitit të kaluar, në një periudhë prej dy javësh, madje tre mjekë rusë "ranë nga dritarja" në një mënyrë të dyshimtë. Ajo që kanë të përbashkët të gjithë është se ata janë ankuar për kushtet e vështira me të cilat përballen punonjësit mjekësorë në Rusi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mjeku i parafundit, Alexander Shulepov, 37, ra nga një dritare spitali në maj pasi u shfaq në një video duke pretenduar se ishte urdhëruar të punonte pavarësisht se ishte testuar pozitiv për Covid-19, raportoi Daily Mail ", duke iu referuar faqes lokale ruse Vestivrn.ru.

Sidoqoftë, siç raporton gazeta serbe "Blic", tani ka një "rast" tjetër me mjekët rusë. Në fakt, shkencëtari kryesor rus me lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut, i cili punoi në zhvillimin e vaksinës kundër Kovid-19, u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta në Shën Petersburg.

Bëhet fjalë për biologun Alexander "Sasha" Kaganski (45), më i njohuri për punën e tij në luftën kundër kancerit. Ai ra në të brendshme nga kati i 14-të i një ndërtese banimi dhe siç raporton "Moskovski Komsomolets", kishte një plagë me thikë në trup.

Dr. Kagansky punoi në Edinburg për 13 vjet, deri në vitin 2017. Më vonë ai ishte drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese të Universitetit Federal Rus të Lindjes së Largët në Vladivostok, ku vazhdoi bashkëpunimin e tij kërkimor me Universitetin Skocez.

Gazeta në Moskë shkruan se ai krijoi një aksinën kundër koornavirusit dhe se ka vdekur "në rrethana të çuditshme". Raporti nuk jep më shumë detaje rreth asaj se në cilën vaksinë saktwsisht ka punuar. Thuhet gjithashtu se Kaganski ishte në Shën Petersburg për të vizituar varret e të afërmve të tij dhe mikun e të vjetër tw shkollës Igor Ivanov.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se një i dyshuar 45-vjeçar u arrestua dhe se hetimi u hap pas zbulimit të trupit "me shenja të një vdekje të dhunshme".

Sipas "Daily Mail"-it, Kaganski kohët e fundit mori fonde për kërkime për mënyra të reja të diagnostikimit dhe trajtimit të tumoreve malinje të trurit. Ai mbrojti kërkimin mbi përdorimin e bimëve dhe kërpudhave si zgjidhje të mundshme për trajtimin e kancerit.

Më parë ka studiuar dhe ka punuar në Shtetet e Bashkuara dhe në vitin 1991, kur Bashkimi Sovjetik u shemb, ai ishte i pari delegat rus në Parlamentin Evropian të Rinisë. Gjithashtu ka qenw anëtar i Akademisë Skoceze të Rinisë.

"Daily Mail" pwrkujton se në fillim të këtij viti, shtatë persona në Rusi u hodhën për vdekje nga dritaret e spitalit. Kagan është i teti që vdes në kwtë mënyrë, dhe vetëm një person mbijetoi. Midis tyre është Dr. Jelena Nepomnjashçaja (47), e cila ra nga dritarja e spitalit të saj në Krasnoyarsk nga një lartësi prej 15 metrash. Ajo vdiq më 1 maj dhe është e vetmja viktimë që nuk dihet të ketë pasur virusin corona.

Dr. Natalija Lebedeva (48) ra nga një lartësi prej 18 metrash në fund të prillit, dhe Dr. Alexander Shulepov (37) është në spital me dëmtime në kokë pasi ra nga kati i dytë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat