​Italia shënon rritje të vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga COVID-19

Evropë

​Italia shënon rritje të vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga COVID-19

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Numri i vdekjeve nga virusi korona në 24 orët e fundit në Itali u rrit për 628, dukshëm më i lartë se një ditë më parë kur kishte 415 vdekje, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të infektuarve të ri u rrit gjithashtu nga 10.872 në 13.318, deklaroi ministria

Në Itali, 69.842 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i të infektuarve është 1.977.370.

166.205 njerëz u testuan për virusin korona në 24 orët e fundit. Numri i pacientëve në spitale u ul me 197 krahasuar me një ditë më parë dhe arrin në 24.984, ndërsa 201 persona u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv u zvogëlua për 44, dhe tash janë gjithsej 2.687.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat