Sekretari i Përgjithshëm emëron zonjën Mari Yamashita nga Japonia si Përfaqësuese, Drejtore e Zyrës së OKB-së në Beograd

Evropë

Sekretari i Përgjithshëm emëron zonjën Mari Yamashita nga Japonia si Përfaqësuese, Drejtore e Zyrës së OKB-së në Beograd

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 06:44
Mari Yamashita

Gjenevë (UN, Nefail Maliqi) 22 dhjetor -Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres njoftoi sot emërimin e Mari Yamashita të Japonisë si Përfaqësuesin e tij dhe Drejtorin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd. Zonja Yamashita pason Simona-Mirela Miculescu nga Rumania, e cila ka marrë funksione të reja me Qeverinë e Rumanisë, ka njoftuar sot kabineti i shefit te OKB-së redaksine e gazetës zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”

Sekretari i Përgjithshëm i është mirënjohës zonjës Miculescu për kontributin e saj në punën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd gjatë mandatit të saj në këtë pozitë.

Si Përfaqësuese e Sekretarit të Përgjithshëm, Znj. Yamashita do të mbikëqyrë aktivitetet e Zyrës në mbështetje të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe në lidhje me zhvillimet rajonale me rëndësi të veçantë për punën e Kombeve të Bashkuara dhe UNMIK.

Znj. Yamashita është një profesioniste me përvojë e Kombeve të Bashkuara, karriera e saj zgjat mbi 30 vjet duke punuar në paqe dhe siguri, diplomaci parandaluese, ndërtim të paqes dhe komunikim, si në Selinë ashtu edhe në terren.

Ajo aktualisht është Zëvendës Drejtori i Divizionit të Azi-Paqësorit të Departamenteve të Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes dhe Operacioneve të Paqes,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat