Në reanimacion sapo lindi binjakët, 43-vjeçarja fiton betejën me Covid-19

Evropë

Në reanimacion sapo lindi binjakët, 43-vjeçarja fiton betejën me Covid-19

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Lindi dy binjakët e saj, një djalë dhe një vajzë, në Poliklinën e Barit, por menjëherë u dërgua në reanimacion pasi Covid-19 i shkaktoi probleme me rrugët e frymëmarrjes.


Më pas, për 2 javë, nga 6 deri në 22 nëntor, ka luftuar me virusin pa i parë fare të vegjëlit e saj.

Kjo është historia e Luciana De Rosa, 43 vjeçe, e cila mrekullisht ka fituar betejën me Covid-19, shkruan TGCom.

“Falenderoj engjëjt e mi që më mbajtën në jetë”, tregon ajo, sipas së cilës kanë qenë pikërisht dy binjakët që I dhanë forcë të mposhte Koronavirusin.

“Në fillim kisha temperaturë të lartë, nuk ndjehja asnjë shije dhe kisha dhembje trupore. Shkova menjëherë në spital në Bari ku rezultova pozitive. Më ra botën përsipër, mendoja vetëm për vogëlushët e mi. Pas dy ditësh gjinekelogu më tha se duhet ti nënshtrohesha një operacioni cezarian për të mos rrezikuar më tepër. Kështu më 5 nëntor hyra në sallën e operacionit”, rrëfen 43-vjeçarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat