Brexit, dhurata e Krishtlindjeve për britanikët dhe BE: Ja çfarë përfshin marrëveshja që i jep fund krizës

Evropë

Brexit, dhurata e Krishtlindjeve për britanikët dhe BE: Ja çfarë përfshin marrëveshja që i jep fund krizës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Boris Johnson

Një dhuratë surprizë nën pemën e Krishtlindjeve, Boris Johnson iu ka dorëzuar bashkatdhetarëve të tij akordin mbi Brexit.

Marrëveshja është arritur të mërkurën mbrëma sipër një pjate me picë, e cila ka zgjatur deri të enjten në drekë ku kanë ngrënë sandwich. BE dhe Britania e Madhe kanë arritur një akord që ka dy faqe material ku problemi më i madh është natyrisht çështja e tregtisë së peshkut.

“Kemi mbajtur premtimet, arritën Brexit dhe rimorëm kontrollin”, tha kryeministri britanik Boris Johnson në mënyrë triumfi. Tani mbetet ratifikimi i parlamentit britanik dhe Europarlamentit në Strasburg.

Në frymën e festës, stërlina ka fituar shumë terren në bursë. “Pakt Historik”, titullon Financial Times. “Halleluyah, Merry Brexmas!” është titulli i madh i Daily Mail. Është "Brexmas", fjalëkalimi i ngjizjes së Brexit me Christmas, që bëhet slogani final i një historie të nisur 4 vjet më parë. me votën popullore të referendumit që u aprovua me 52 ndaj 48% për të larguar Mbretërinë e Bashkuar nga BE.

Në fakt nuk do të mjaftojë ky lajm për të rizgjuar humorin e një kombi të përfshirë nga Covid, që dje ka pasur 39 mijë raste dhe 744 viktima, numri më i lartë që në prill. Marrëveshja e arritur sot rregullon marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Londrës dhe Brukselit, duke aprovuar një pakt të tregtisë së lirë që eviton tarifat doganore: në thelb bëhet fjalë për një fazë post-Brexit që nis më 1 janar 2021.

Akordi mbulon edhe bashkëpunimin shkencor, kulturor dhe në fushën e sigurisë. Por me Brexit ndryshojnë shumë gjëra, që nga shërbimet, veçanërisht ata financiare të City, pra bankat britanike nuk kanë akses në kontinent, ndërkohë që i jepet fund lëvizjes së lirë të punësimit për të punuar lirisht në Britaninë e Madhe për europianët dhe për britanikët në vendet e BE.

Ndërkaq, të drejtat mbi peshkimin, normën mbi konkurrencën dhe arbitrazhin janë arritur akord duke lëshuar të dyja palët. Që tani ka nisur loja se kush është tërhequr më shumë: portali Guido Fawkes, pro-Brexit dhe ultrakonservator, thekson se Londra ka fituar në 40% të çështjeve, Brukseli në 17% dhe në 40% të çështjeve është arritur një kompromis i barabartë.

Brexit-janët e patundur akuzojnë Downing Street se ka ulur pantallonat, ndaj kryeministri i ka marrë në telefon për t’i siguruar se nuk ka ndodhur kështu. “Më duket se kemi lëshuar topin pa bërë gol që në pjesën e parë” është komenti i parë i Nigel Farage, ish-lideri i Brexit Party.

Por në një intervistë radiofonike ai thekson se "Akordi nuk do të jetë prefekt por lufta ka përfunduar”. Impresioni është se marrëveshja është arritur prej kohësh por si në fundin e 2019, Boris Johnson ka bërë blof në fillim dhe më pas ka marrë pozat e triumfatorit.

Por si në të gjithë kompromiset edhe Europa ka lëshuar diçka. Megjithatë fakt është se arritja e një marrëveshje është sinjal pozitiv që i jep peshë diplomacisë dhe rrëzon politikën ekstremiste të ndarjeve.

Në finale ndërkaq Covid ka peshuar shumë në negociata, pasi zgjatja e një masakre diskutimesh do të dukej si tallje me njerëzit për interesa financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat